Prishtinë, 21 Mars 2017

Me rastin e ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka publikuar një komunikatë për media ku apelon ndaj të gjithë organeve e institucioneve në nivel qëndror e lokal, për më shumë mirëqenie, përkujdesje dhe garantim të të drejtave të barabarta për të gjithë fëmijët me Sindromën Down.

KOMF ka kërkuar që mbrojtja dhe të drejtat e fëmijëve duhet të jenë një ndër prioritetet e qeverisë dhe shoqërisë sonë. Për këtë arsye, KOMF ka bërë thirrje për angazhimin e të gjitha institucioneve, vendimmarrësve si dhe profesionistëve të mandatuar për mbrojtje të fëmijëve, me qëllim përmirësimin e menjëhershëm të situatës aktuale, duke mbrojtur gjithmonë interesin më të lartë të fëmijëve.

Lexoni komunikatën e plotë: