Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në kuadër të projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë” mbështetur nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga zyra e BE-së në Kosovë, ka lansuar Indeksin për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0.

Indeksi është një mekanizëm i pavarur për matjen e reformave të çdo vendi në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës (KDF). Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës nxori në pah se si Kosova performon në më shumë se 987 indikatorë, të përshtatur nga lista zyrtare e zbatimit të KDF. Indeksi solli evidenca mbi zhvillimin e politikave, zbatimin e politikave, kapaciteteve në ofrim të shërbimeve, llogaridhënien në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve dhe nivelin e bashkëpunimit në mes të aktorëve që punojnë për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.

Rekomandimet për dimensionet e veprimit të qeverisë, të cilat mat Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0 përfshijnë:

– Politikat dhe ligjet
– Shërbimet
– Llogaridhënia
– Koordinimin dhe
– Kapacitetin

Klikoni këtu për të lexuar raportin e plotë, Indeksin për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0