Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi në kuadër të KOMF u zgjerua sot edhe me tre partnerë të rinj, të cilët punojnë në fushën e të drejtave të fëmijëve në shëndetësi

Përkatësisht, këtij grupi i janë bashkëngjitur organizatat si “Solidar Suisse”, “Shoqata e Mamive të Kosovës” dhe “Shoqata për Sëmundje të Rralla”.

Gjatë takimit të këtij grupi, përfaqësuesit e organizatave prezantuan fushëveprimin e secilës organizatë duke përfshirë qëllimet dhe aktivitetet kryesore. Anëtarët e Grupit Tematik diskutuan për aktivitetet e radhës të cilat do të zhvillohen për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e fëmijëve në shëndetësi.

Zgjerimi i këtij grupi me partnerë të rinj mbetet ende prioritet kryesor me qëllim të shtimit të vlerave për Grupin Tematik dhe kontributit që organizatat e caktuara mund të japin për fushën e shëndetit të fëmijëve.

Anëtarët e tjerë të Grupit Tematik për Shëndetësi vijnë nga organizatat siç janë:, Terre des hommes, Balkan Sunfloëers Kosova, Action for Mothers and Children, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK dhe Shoqata e Pediatërve të Kosovës