Grupi Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve në kuadër të KOMF mbajti takimin e radhës. Grupi Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve përcaktuan prioritetet e grupit për tre muajt e ardhshëm lidhur me Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe Formulën e Financimit për shërbime sociale.

Grupi Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve finalizoi draftin e Strategjisë së Avokimit dhe Planit të Veprimit për decentralizimin e shërbimeve sociale.

Në takim morën pjesë: Asociacioni për Trajnime Sociale, Hulumtime dhe Avokim – ASTRA, Organizata Rinore AktiOrganizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, OPFAKKOS, Programi për të Drejtat Civile – CRP/K, Kosova Education Center – KEC, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit me qenie njerëzore – MVPT, SOS Fshatrat e Fëmijëve KosovëTerre des hommes KosovoWorld Vision in Albania and Kosovo, Qendra Labyrinth, Down Syndrome KosovaPEN – Peer Educators Network, Autizmi, Kolegjiumi për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lidhja e Qendrave për Punë Sociale të Kosovës.

Ky takim mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.