Grupi Tematik i KOMF për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi, u takua me Ministrin e Shëndetësisë Uran Ismaili, për të diskutuar për objektivat dhe mënyrave të bashkëpunimit për të drejtat e fëmijëve në shëndetësi.

Ministri Ismaili shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar me KOMF rreth avancimit të të drejtave të fëmijëve në shëndetësi.

KOMF ofroi gadishmërinë për të kontribuar dhe mbështetur proceset për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në sektorin e shëndetësisë.

Në takim morën pjesë anëtarët e Grupit Tematik, Besim Kodra – PRAK Kosova, Samir Shahini – Balkan Sunflowers Kosova, Donjeta Kelmendi dhe Arbnora Kllokoqi-KOMF.

Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi në KOMF është krijuar gjatë muajit gusht 2017 me qëllimin të avokojë dhe promovojë në mënyrë aktive realizimin e të drejtave të fëmijëve në shërbime shëndetësore cilësore dhe të qëndrueshme. Gjatë kësaj kohe, grupi ka arritur të zgjerohet dhe të konsolidohet me organizata të tjera në koalicon, të vendos bashkëpunimin si koalicion me institucionet relevante në sektorin e shëndetësisë, të krijoj planin e veprimit, të vendos prioritetet dhe të publikojë dokumentin “A po realizohet e drejta ime për shëndetin më të mirë?”, i cili ofron një pasqyrë të disa prej fushave kryesore që duhet të merren parasysh në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.