Grupet tematike në KOMF, gjatë muajit Gusht 2018 kanë mbajtur takimet e tyre periodike, ku kanë diskutuar për aktivitetet e përfunduara si dhe kanë vendosur prioritetet dhe aktivitetet për periudhën Gusht – Nëntor 2018.

Grupi Tematik për Arsim ka mbajtur takimin e rregullt periodik më 9 Gusht 2018, në zyre të KOMF. Fillimisht, anëtarët e Grupit kanë diskutuar për aktivitetet që janë realizuar në kuadër të Grupit Tematik për Arsim për periudhën Maj – Korrik 2018. Pastaj, grupi ka vendosur për aktivitetet sa i përket hapave të ardhshëm rreth avokimit dhe sensibilizimit të Politikës për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe mundësisë për organizimin e një tryeze për përfshirjen e ekipës psiko-pedegogjike dhe efikasitetin e psikologëve në shkolla.

Grupi Tematik për Shëndetësi ka mbajtur takimin periodik më 15 Gusht 2018, në zyre të KOMF. Anëtarët e Grupit Tematik për Shëndetësi poashtu kanë bërë një përmbledhje të aktiviteteve që janë realizuar në kuadër të Grupit për periudhën Maj- Korrik 2018. Më pas, ata kanë vazhduar diskutimin për propozimet për Grupet Punuese në Ministrinë e Shëndetësisë si dhe mundësinë për organizimin e një tryeze rreth Shërbimeve Shëndetësore për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ndërsa, Grupi Tematik për Mirëqenie dhe Mbrojtje të Fëmijëve ka mbajtur takimin e rregullt më 23 Gusht 2018, në Vila Gërmi. Anëtarët e Grupit Tematik për Mirëqenie dhe Mbrojtje të Fëmijëve kanë diskutuar për aktivitetet që janë realizuar në kuadër të Grupit Tematik për Mirëqenie dhe Mbrojtje të Fëmijëve deri më tani. Pastaj, anëtarët kanë diskutuar sa i përket krijimit të Grupit konsultues të fëmijëve “Fëmijët për Fëmijët”, si dhe rreth organizimit të një takimi me Asociacionin e Komunave dhe Lidhjen e QPS-ve rreth rëndësisë së mbështetjes financiare të shërbimeve sociale.

KOMF në vazhdimësi do të organizojë takimet e rregullta të grupeve tematike, në mënyrë që të adresojë dhe avancojë çështjet mbi të drejtat e fëmijëve në Kosovë.