Qëllimi i këtij dokumenti është të ndihmojë zhvillimin e partneritetit efektiv në mes të organizatave jo-qeveritare
të cilat ofrojnë shërbime direkte (shërbime të veçanta të mbrojtjes) dhe autoriteteve publike, duke vendosur një
skemë të hapur dhe të qëndrueshme bashkëpunimi dhe financimi për shërbimet e ofruara për fëmijët.

Dokumenti shtjellon format e financimit të shërbimeve sociale direkte për fëmijët viktima të dhunës, abuzimit,
shfrytëzimit, neglizhimit, trafikimit dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara si pjesë e politikave sociale për mbrojtjen
e fëmijëve në Kosovë. Dokumenti poashtu ofron politikat e financimit të shërbimeve direkte sociale nga vendet
e rajonit dhe në fund del me rekomandime konkrete. Dokumenti i dedikohet akterëve të fushës, institucioneve
dhe palëve të tjera të interesit dhe në veçanti akterëve kyç pjesë e hartimit të politikave sociale për fëmijët e
cënueshëm.

Lexoni dokumentin e plotë: