Përfaqësues nga sekretariati i KOMF po marrin pjesë në takimin dy ditor i cili po mbahet në Tivat – Mal të Zi, në mes të stafit koordinues nga gjashtë shtetet: Kosovë, Shqipëri, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Armeni dhe Gjeorgji, për të koordinuar aktivitetet dhe veprimet e para drejt hartimit të platformës online START.

Qëllimi i platformës online START  është ofrimi i udhëzimeve për prindërit se si të mbështetet zhvillimi në fëmijërinë e hershme. Platforma synon të ofrojë mbështetje për të gjithë prindërit me fëmijë të moshës 0 deri në 6 vjeç sidomos fëmijëve të pambrojtur, informacion të lehtë dhe materiale rreth kujdesit dhe edukimit në fëmijërinë e hershme, në mënyrë që ata të mund të mbështesin drejtpërdrejt zhvillimin e hershëm të fëmijëve të tyre. Duke krijuar platformën e njohurive Online, ata do të jenë në gjendje të kenë qasje në burime, të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe të sigurojnë mbështetjen e njëri-tjetrit.

Platforma START po zhvillohet në kuadër të projektit të ri rajonal “Mbështetja e arritjeve të të parashkollorëve përmes mësimdhënies së rafinuar (START) 2019 – 2020”, projekt i financuar nga World Vision Gjermani.