Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – Rrugëtimi vazhdon”, i financuar nga zyra e UNICEF në Kosovë, ka publikuar dokumentin “Fëmijëria pa dhunë, një e drejtë themelore”.

Dokumenti paraqet të dhënat për shkaqet dhe pasojat e dhunës ndaj fëmijëve, mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në Kosovë, shërbimet, faktorët, perceptimet dhe qëndrimet e fëmijëve rreth dhunës. Në të njëjtën kohë, ai ofron një pasqyrë të disa prej aspekteve më të rëndësishme që duhet të merren në konsideratë gjatë zhvillimit dhe zbatimit të politikave, duke ofruar rekomandime konkrete se si duhen përmbushur këto qëllime.

Ky raport është hartuar në kuadër të Grupit Tematik të KOMF për Mirëqenie dhe Mbrojtje të Fëmijëve, dokument i cili përshkruan dukurinë e dhunës ndaj fëmijëve si një nga shkeljet më flagrante të të drejtave të tyre.

Për të lexuar dokumentin e plotë, ju lutem të klikoni këtu: