Nga 1-3 Korrik 2019, KOMF mori pjesë në trajnimin për avokimin të organizuar nga ChildPact në Stamboll për të zhvilluar plane nacionale avokimi me anëtarët nga Rumania, Bullgaria, Moldavia, Azerbajxhani, Armenia, Gjeorgjia, Serbia, Turqia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Agjenda përfshiu dy sesione pune lidhur me strategjitë në kuadër të INSPIRE, sesione të drejtuara nga Tamara Barbakadze (World Vision Armenia).

Seancat tjera praktike të drejtuara nga Cristina Rigman (Sekretare e Përgjithshme në ChildPact) u përqendruan në krijimin e një strategjie avokuese, përcaktimin e strukturës dhe qëllimeve të saj, analizimin e palëve të interesit dhe influencuesve përkatës dhe identifikimin e rreziqeve të përfshira në një proces të tillë.

Roxana Todea (Konsulenti Rajonal për Avokim dhe Komunikim) moderoi një seancë praktike se si të krijohet një plan komunikimi për një fushatë avokimi dhe si të zhvillohen mesazhe efektive të fushatës për audiencat specifike relevante në kuadër të INSPIRE.

Ky trajnim u mbështet nga dy projektet rajonale të fokusuar në INSPIRE, financuar nga Oak Foundation dhe INSPIRE Fund.

ChildPact po finalizon aktualisht fazën e parë të zbatimit dhe po analizon të dhënat e mbledhura përmes një sondazhi online që synon hartimin e aktiviteteve që po zhvillohen aktualisht në përputhje me pakon INSPIRE në rajonin e zgjeruar të Detit të Zi.