Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, prezantoi dokumentin të cilin do t’ju parashtrojë kandidatëve për kryeministër të Republikës së Kosovës, me qëllimin të zotimit të tyre për përfshirjen e fëmijëve në qendër të axhendës qeverisëse në rast të zgjedhjes.

Fëmijët në Kosovë përbëjnë 30% të popullsisë së përgjithshme. Jetët e fëmijëve në Kosovë ndikohen çdo ditë nga politikat e Qeverisë, Kuvendit dhe nga veprimet e tyre. Kosova si shtet i cili aspiron drejt integrimit të Bashkimit Europian, bazuar në Kushtetutën e saj, ka obligime të qarta ligjore për të promovuar të drejtat dhe siguruar mbrojtjen e secilit fëmijë brenda juridiksionit të saj.

Është koha që ti kthejmë këto zotime në rezultate konkrete për fëmijët!

Lexoni deklaratën e plotë