Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF përmes një dokumenti, ju është adresuar kandidatëve për kryetarë të komunave, prej të cilëve kërkojmë zotimin se të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtja e tyre do të jenë pjesë e prioriteteve të axhendës qeverisëse në rast të zgjedhjes.

Komunat, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, kanë obligime të qarta ligjore për të promovuar të drejtat dhe siguruar mbrojtjen e secilit fëmijë brenda juridiksionit të saj. Komunat kanë kompetenca të plota dhe ekskluzive, sa i përket interesit lokal, duke i respektuar standardet e përcaktuara në legjislacionin e zbatueshëm në a) ofrimin e përkujdesit publik primar shëndetësor; b) ofrimin e shërbimeve familjare dhe shërbimeve të tjera të mirëqenies sociale për fëmijë, siç është përkujdesi për të cenueshmit, c) ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm dhe d) promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Është koha që ti kthejmë këto zotime në rezultate konkrete për fëmijët!

Klikoni këtu për të lexuar deklaratën e plotë: