Numri i fëmijëve emigrantë dhe refugjatë që kalojnë kufijtë ndërkombëtarë në kërkim të azilit është rritur në mënyrë dramatike gjatë dy viteve të fundit. Shumë prej tyre janë të pashoqëruar – duke lëvizur vetëm pa anëtarët e familjes. Sipas Komisionit Europian, rreth 800,000 fëmijë kanë aplikuar për azil në Europë në vitin 2015 dhe 2016, nga të cilët 170,000 ishin fëmijë të pashoqëruar dhe të ndarë. ChildPact, së bashku me anëtarët tanë, u bën thirrje të gjithë palëve të interesuara që të rrisin përpjekjet e tyre për të adresuar nevojat e të gjithë fëmijëve refugjatë, duke përfshirë edhe të miturit e pashoqëruar, të cilët e gjejnë veten në një situatë jashtëzakonisht të cenueshme.

Këtu mund ta lexoni deklaratën e plotë të ChildPact dhe anëtarëve të saj! ⬇️