Duke u bazuar në nevojat e mëdha për intervenim në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë, KOMF parashikon të vazhdojë fuqizimin e kapaciteteve për të ngritur shqetësimet dhe pikëpamjet e komuniteteve dhe fëmijëve, duke mbështetur iniciativat që kanë për qëllim të ndalojnë dhunën ndaj fëmijëve dhe të rrisin vetëdijen e publikut mbi këtë çështje.

KOMF synon të fuqizoj platformat e Organizatave të Shoqërisë Civile për të monitoruar dhe avokuar krijimin e standardeve financiare dhe Grantit të Veçantë për Shërbimet Sociale, me qëllim të financimit të qëndrueshëm të shërbimeve. Poashtu ky projekt ka për qëllim të ndaloj dhunën ndaj fëmijëve dhe të zhvilloj fushata në media sociale në nivel nacional dhe rajonal, duke rritur kështu vetëdijen e publikut mbi mbrojtjen e fëmijëve, promovimin e prindërimit pozitiv dhe metodave të disiplinimit, referimin dhe mbrojtjen e fëmijëve.