BORDI

Gani Lluga  është President në Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF. Njëherit është Drejtor Ekzekutiv në organizatën ASTRA – Asosacioni për Trajnime Sociale, Hulumtime dhe Avokim, anëtare në KOMF. Gani Lluga ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Filozofik, Dega Sociologji dhe ka më shumë se 15 vite përvojë profesionale në shërbime sociale në Kosovë. Përvoja e tij specifike është në reformën e sistemit të mbrojtjes sociale. Z. Lluga ka përvojë specifike në mbështetjen e procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale,  standardizimin e shërbimeve sociale dhe monitorimin dhe inspektimin e shërbimeve sociale dhe familjare. Z. Lluga ka punuar si ekspert i pavarur për shumë agjenci dhe organizata ndërkombëtare.

Petrit Tahiri është Sekretar i Bordit Ekzekutiv në Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF. Aktualisht është Menaxher i Projekteve në organizatën Qendra për Arsim e Kosovës, anëtare në KOMF. Z. Tahiri ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Shkencave Sociale, Dega e Sociologjisë. Z. Tahiri ka përvojë pune mbi dhjetë vjeçare në fushën e arsimit dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Z. Tahiri ka përvojë specifike në zhvillimin e hulumtimeve dhe analizave në fushën e mbrojtjes së të drejtave te fëmijëve, hulumtimeve mbi gjendjen në sektorin e arsimit, dhe zhvillimin e strategjive të ndryshme sektoriale. Z. Tahiri ka punuar si ekspert i pavarur për shumë agjenci dhe organizata ndërkombëtare.

Blerta Perolli Shehu është Anëtare në Bordin Ekzekutiv në Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF. Njëherit znj. Shehu është Drejtor Nacional i Programeve në organizatën SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë dhe Ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, Departamentin e Edukimit. Znj. Shehu ka mbaruar studimet master në Fakultetin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, Studimet pasuniversitare në Universitetin Bedfordshire, Luton, në Britaninë e Madhe dhe aktualisht është duke ndjekur studimet për Doktoraturë në Universitetin Clemson, South Carolina në SHBA. Znj. Shehu ka përvojë punë mbi dhjetë vjeçare në zhvillimin e shërbimeve sociale dhe familjare.

Muhamet Arifi është Anëtar në Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF. Njëherit është themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i organizatës Balkan Sunflowers Kosova (BSFK) anëtare në KOMF, duke zbatuar shumë projekte që drejtpërsëdrejti përfitojnë komunitetet Romë dhe Ashkali të Kosovës. Nga viti 2009 deri në 2012, z. Arifi ka përfaqësuar komunitetin Ashkali në Këshillin Konsultativ për Komunitete (KKK), duke këshilluar Presidentin e Kosovës. Z. Arifi, është i përfshirë në vazhdimësi si ekspert në hartimin e politikave të ndryshme në lidhje me komunitetet në Kosovë dhe ndërkombëtarisht.

Alketa Lasku është Anëtare në Bordin Ekzekutiv në Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF. Njëherit znj. Lasku është Zëvendës Përfaqësuesese në organizatën Terre des hommes në Kosovë, anëtarë në KOMF, e cila për mision ka të ndihmojë fëmijët në mbarë botën. Znj. Lasku ka mbaruar studimet e larta për Psikologji Klinike në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Znj. Lasku ka punuar në organizatën Terre des hommes në Shqipëri si Specialiste për Mbrojtjen e Fëmijëve, ku përmes programeve të ndryshme vendore dhe rajonale ka kontribuar në krijimin e Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve në kuadër të Bashkive. Znj. Lasku ka përvojë specifike në krijimin dhe fuqizimin e sistemeve për mbrojtjen e fëmijëve.