Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindor – OFAP dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e mirëqenies sociale dhe të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Fushat e bashkëpunimit

  • Avokimi i përbashkët për avancimin e mirëqenies sociale, kompletimin e procesit të decentralizimit, me qëllim mbrojtjen më të mirë të fëmijëve dhe personave në nevojë të gjendjes sociale;
  • Bashkëpunimi në zhvillimin e hulumtimeve, analizave dhe publikimeve lidhur me mirëqenien sociale dhe të drejtat e fëmijëve në Kosovë;
  • Bashkëpunimi në monitorimin e situatës së respektimit dhe përmbushjes së të drejtave të fëmijëve;
  • Bashkëpunimi në publikimin e materialeve të përbashkëta për të drejtat fëmijëve me pajtimin paraprak të palëve nënshkruese;
  • Bashkëpunimi në shkëmbimin e eksperiencave me organizata ndërkombëtare dhe OJQ-të për mbrojtjen e fëmijëve;
  • Bashkëpunimi në mbështetje të Kolegjiumit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale në kuadër të Asociacionit të komunave.