Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbajtur takimin e radhës të Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në kuadër të projektit “Joint Action for Decentralization” (Aksioni i Përbashkët për Decentralizim), projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAPSOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

Në këtë takim janë shqyrtuar dhe përcaktuar objektivat në kuadër të koordinimit dhe zhvillimit të veprimtarisë së Kolegjiumit për vitin 2019. Si dhe është diskutuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin me Kolegjiumin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, me qëllim te avokimit të përbashkët në avancimin e mirëqenies sociale dhe kontributin drejt procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale në Kosovë.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësuesit e drejtorive komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe përfaqësues të shoqërisë civile.