ChildPact si një rrjet rajonal i koalicioneve nacionale që kanë rreth 650 OJQ që punojnë për mbrojtjen e fëmijëve në rajonin e zgjeruar të Detit të Zi dhe Ballkanin Perëndimor,  konfirmon angazhimin e tij për të krijuar një rrjet të fortë të mbështetjes për OJQ-të që punojnë me fëmijë në këtë rajon, duke krijuar një zë mbështetjes për të gjithë fëmijët, veçanërisht fëmijët më të ekspozuar dhe më të ndjeshëm ndaj pandemisë Covid-19, dhe për OJQ-të që ofrojnë shërbime për mijëra fëmijë të cenueshëm në të gjithë rajonin.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve është anëtar në rrjetin rajonal ChildPact.

ChildPact mbështet kërkesat specifike dhe rekomandimet e nxjerra në nivele nacionale nga anëtarët e këtij rrjeti, të cilat i gjeni si përmbledhje në këtë Deklaratë.

Klikoni këtu për të shkarkuar deklaratën e ChildPact “Angazhimi i OSHC-ve për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve gjatë kohës së Covid-19”.