­

Aksioni i Përbashkët për Decentralizim 2019 – 2022

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP dhe KMOP, kanë nisur implementimin e projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, në kohëzgjatje prej 42 muaj.

Qëllimi i këtij projekti është kontribuimi drejt procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale në Kosovë. Objektivat kryesore të projektit janë:

  • Fuqizimi dhe rritja e kapaciteteve dhe rolit aktiv të Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF drejt procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale;
  • Avokimi drejt decentralizimit të shërbimeve sociale përmes kontributit për përmirësimin e kornizës ligjore dhe përmes monitorimit të legjislacionit dhe mobilizimit të institucioneve publike;
  • Ngritja e vetëdijesimit përmes komunikimit me mediat mbi decentralizimin e shërbimeve sociale.
10/05/19|