Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ka publikuar Raportin e Monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale” mbi Procesin e Decentralizimit të  Shërbimeve Sociale për vitin 2019.

Publikimi i këtij raporti u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, i financuar nga Bashkimi Europian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP,

Raporti paraqet gjendjen ekzistuese të procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale dhe familjare në Kosovë dhe ofron rekomandime konkrete për implementimin e plotë të këtij procesi.

Klikoni këtu për të lexuar raportin e plotë.