Projekti “Zërat e bashkuar për fëmijët” i implementuar në Kosovë nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, financohet nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ( BMZ).  Partnerët në projekt janë 7 anëtarët e ChildPact nga Shqipëria, Armenia, Bosne dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Moldavia dhe Serbia.

Projekti synon të kontribuojë në mirëqenien , mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijës përmes fuqizimit të shoqërisë civile. Si pjesë e shoqërisë civile, KOMF i fuqizuar dhe bashkuar nën ChildPact, do të përdorë ekspertizën dhe fuqinë saj për monitorimin dhe ndikimin në veprimet qeveritare në emër të fëmijëve të cenueshëm.

AKTIVITETET KRYESORE

  • Rritja e dukshmërisë së koalicioneve nacionale përmes trajnimeve, programeve, tryezave të rrumbullakëta dhe vizitave në terren për gazetarët, krjimi dhe zbatimi i strategjive për angazhimin e personaliteteve me ndikim, zhvillimi i standardeve operacionale minimale dhe ndërtimi i metodave për sigurimin e qëndrueshmërisë afatgjate.
  • Krijimi i një baze të dëshmive për avokim përmes zhvillimit të Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijëve në secilin shtet pjesëmarrës. Indeksi do të rrisë kapacitetin e koalicioneve nacionale për përpilimin e rekomandimeve të politikave bazuar në gjendjen nacionale dhe krahasimet regjionale.
  • Avokimi efektiv në nivel nacional dhe rajonal përmes rritjes së angazhimit politik dhe diplomatik me hisedarët dhe duke organizuar sesione mentorimi dhe shkëmbimi të kapaciteteve.

– Për më shumë rreth projektit vizitoni faqen: http://www.childpact.org/projects/united-voices-for-children/#sthash.Aa4kbm57.dpuf